“Ajo Mal” përzgjidhet për Festivalin e Filmit Mjedisor në Washington

Dokumentari "Ajo`Mal"i Uta Ibrahimit, që pasqyron udhëtimin e 20 vajzave të reja përmes maleve mahnitëse të Kosovës, është përzgjedhur për të marrë pjesë në Festivali Ndërkombëtar të Filmit Mjedisor në Washington, D.C.

Ky festival është një nga ngjarjet më të rëndësishme në fushën e filmave mjedisorë dhe sjell në skenën botërore histori dhe peizazhe nga të gjitha pjesët e globit.

Dokumentari Ajo`Mal është kuruar nga Festivali Dokufest dhe përfaqëson Kosovën në këtë ngjarje prestigjioze, duke sjellë bukurinë natyrore të vendit dhe historitë inspiruese të vajzave që e përjetuan këtë aventurë. Ky projekt ka për qëllim të promovojë Kosovën, të tregojë pasuritë e saj natyrore dhe të nxjerrë në pah forcën dhe shpirtin e rinisë kosovare

"Jam shumë e emocionuar të ndaj që Ajo'Mal—dokumentari ynë për udhëtimin e 20 vajzave të reja përmes maleve mahnitëse të Kosovës—është përzgjedhur për Festivali Ndërkombëtar të Filmit Mjedisor në Kryeqytetin e Kombit!", ka shkruar alpinistja Uta Ibrahimi në faqen e Utalaya Foundation.

“Ajo Mal”, është një rrëfim për udhëtimin e jashtëzakonshëm të  20 vajzave të reja nga Kosova, të cilat, nën mentorimin e alpinistes së njohur Uta Ibrahimi, nisën një aventurë frymëzuese të fuqizimit, guximit dhe lidhjes me malet mahnitëse të Kosovës.