Hansi Flick flet për rikthimin e mundshëm të Neymarit
Barcelona do të rikthehet nesër në aksion në Ligën e Kampionëve, me ndeshjen e parë të 1/8 së finales ndaj Benficas në Lisbonë.
Para ndeshjes, trajneri gjerman i Barcelonës, Hansi Flick iu adresua mediave.
Përveç pyetjeve për ndeshjen e nesërme, Flick u pyet edhe për spekulimet e rikthimit të mundshëm të Neymarit në Barcelonë.
“Nuk është puna ime kjo. Jam shumë i fokusuar me ekipin tim dhe këtë sezon. Na duhet të jemi të fokusuar në kompeticionin. Pjesa tjetër është përgjegjësi e njerëzve të tjerë në klub, dhe jo e imja”, tha Flick.
Neymar ishte pjesë e Barcelonës nga vitit 2013 deri më 2017, kur u transferua te PSG-ja për 222 milionë euro.