Konkursi ndërkombëtar “J’adore Chopin”, 150 muzikantë në skenë

Një ngjarje e re artistike është shtuar në kalendarin kulturor të Tiranës, duke theksuar talentin e pianistëve të rinj. Ky është konkursi ndërkombëtar “J’ador Chopin”, një aktivitet që sjellë në një garë talentet e rinj të muzikës nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia e Veriut dhe vende të tjera të botës.

Konkursi ka nisur më 1 mars dhe do të vazhdojë deri më 6 mars, me një juri të përzgjedhur me pianistë e muzikantë të njohur. Gara është ndarë në disa faza.

Përveç çmimit të madh, konkursi jep 4 çmime të para, 4 çmime të dyta, 4 çmime të treta, çmimin “Shqiponja”, çmime speciale, diploma dhe certifikata.