Zbulohet plani pesëpikësh për “riarmatimin e Evropës”

Presidentja e Komisionit Evropian ka thënë se Evropa është gati të rrisë masivisht shpenzimet e saj për mbrojtjen dhe se po hynë në një "epokë të riarmatimit".

Ursula von der Leyen thotë se i ka dërguar një letër liderëve evropianë dhe po paraqet një plan pesëpikësh për riarmatimin e Evropës:

Shfrytëzimi i fondeve publike për mbrojtjen – nëse shtetet anëtare rrisin shpenzimet për mbrojtjen me 1.5% të PBB-së, Von der Leyen thotë se kjo mund të krijojë një hapësirë fiskale afër 650 miliardë eurove gjatë katër viteve

Një instrument i ri që ofron 150 miliardë euro kredi për shtetet anëtare për investime në mbrojtje

Përdorimi i fuqisë së buxhetit të Bashkimit Evropian

Mobilizimi i kapitalit privat përmes Unionit të Kursimeve dhe Investimeve

Mobilizimi i kapitalit privat përmes Bankës Evropiane të Investimeve

Von der Leyen shpjegon se planet për të forcuar mbrojtjen e Evropës dhe për të rritur aftësitë ushtarake mund të mobilizojnë rreth 800 miliardë euro.

"Kjo është momenti i Evropës dhe ne duhet ta përmbushim atë," shton ajo. /Zëri