Më 5 e 6 mars, turneu “Adem Jashari” në futsall
Në kuadër të shënimit të “Epopesë së UÇK-së”, Federata e Futbollit e Kosovës nëpërmjet Komisionit të Futsallit, në bashkëpunim me Komunën e Skenderajt dhe klubin FC Drenica, do ta organizojë turneun tradicional “Adem Jashari” në futsall.
Ky është edicioni i 16-të më radhë i këtij turneu, që edhe këtë vit mbahet në Skenderaj. Pjesë e këtij turneu janë katër klubet e Superligës: Drenica Futsal, FC Liqeni, Futsal Vjosa dhe Mabetex Prishtina F.C.
Turneu fillon më 5 mars, me ndeshjet gjysmëfinale, ku takohen FC Drenica vs FC Liqeni, në orën 19:30 dhe FC Vjosa vs FC Mabetex Prishtina, në orën 21:00. Ndërkaq, ndeshja finale zhvillohet të enjten, më 6 mars, në orën 19:30.