Kurti pyetet se a po shkon në Prokurori apo në Gjilan, nuk përgjigjet
Është paralajmëruar se kryeministri Albin Kurti do të marrë pjesë sot në vendosjen e një gur themeli të një çerdheje të re në Gjilan, që do të fillojë në orën 10:00.
Por kjo është e njëjta kohë kur Gjykata e urdhëroi të intervistohet në Prokurorinë Speciale.
Në lidhje me atë se ku do të jetë i pranishëm pas daljes nga shtëpia, Kurti është pyetur nga Klan Kosova, por ai nuk ka pranuar të deklarohet.