Grisja e Kuranit në Prizren, Policia nis hetimet

Gjatë së hënës në media është publikuar një video, ku një person shihet duke e grisur librin e shenjtë të Kuranit.

Rasti ka ndodhur mesditën e së hënës në qytetin e Prizrenit, shkruan Zeri.info.

Policia e Kosovës ka njoftuar se tashmë ka filluar hetimet për këtë rast dhe është duke e cilësuar si “Nxitje e urrejtjes, përçarjes ose mosdurimit kombëtar, racor, fetar ose etnik”.

Njoftimi i plotë i Policisë, pa ndërhyrje:

Nxitja e urrejtjes, përçarjes ose mosdurimit kombëtar, racor, fetar ose etnik

Prizren, 03.03.2025 – 12:10. Lidhur me rastin, njësitet policore kanë ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme policore, është iniciuar rasti, si dhe është njoftuar prokurori kompetent. Rasti është duke u hetuar. /Zëri