Sami Kurteshi shkon në QNR, përplaset me Egzon Pacollin e LDK-së [video]

Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR) po numërohen votat e diasporës, ku ka shkuar edhe Sami Kurteshi, anëtar i Vetëvendosjes në KQZ.

Ai pati një përplasje me vëzhguesin e LDK-së, Egzon Pacolli, lidhur me një fletëvotim të pavlefshëm.

Videon e këtij momenti e ka siguruar Nacionale:

Sami Kurteshi: Jo jo, qito jo, qajo kur shifet pak atëherë pak.

Vëzhguesi: Jo, jo ajo nuk shifet subjekti, është fjala për subjektin.

Egzon Pacolli: Ti je tuj bo presion po kjo është e pavlefshme.

Sami Kurteshi: (Ti je…?)

Egzon Pacolli, vëzhgues i LDK-së.

Sami Kurteshi: Më fal, veç më fal.

Egzon Pacolli: Kqyre me sy apo shihet a? Ku është fletëvotimi i plotë qitu?

Pacolli: Ti veç nuk je tuj e lënë me bë punën zonja që e ka shpallë të pavlefshme.

Kurteshi: Numri cili është?

Pacolli: Po logjike, qitu nuk po shihet, ky fletëvotim është i pavlefshëm.