Gresa Gashi dhe Vullnet Krasniqi përfshihen në aksident, por e marrin situatën me humor
Aktorja e njohur Gresa Gashi dhe miku i saj Vullnet Krasniqi kanë përjetuar një aksident me makinë, por ndryshe nga ç’pritej, dyshja e ka pritur situatën me shumë humor.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë Gresa, e cila publikoi një video në rrjetet sociale, duke ndarë me ndjekësit momentet pas aksidentit.
Me stilin e saj karakteristik plot pozitivitet, ajo e komentoi ngjarjen me ironi, duke thënë: “Dolem të pimë kafe dhe përfunduam ja…” – ndërsa në video shfaqet makina e dëmtuar.
Në një moment tjetër, Vullneti shfaqet duke treguar makinën e dëmtuar, duke e bërë situatën edhe më komike.
Kjo e shtyu Gresën të shpërthente në të qeshura, duke treguar edhe një herë natyrën e saj të hareshme.
Më tej, ajo sqaroi: “Kemi bërë aksident, jemi duke shkuar në stacionin e policisë. Unë jam pak e tronditur sepse ishte nga ana ime, por Vullneti është mirë”.
Pavarësisht situatës, dyshja u shfaq e qetë dhe në humor të mirë, duke e kthyer edhe këtë moment të sikletshëm në një episod të lehtë dhe argëtues për ndjekësit e tyre.
Për fat të mirë, askush nuk ka pësuar lëndime serioze dhe aksidenti mbeti vetëm një situatë e pakëndshme, por e menaxhuar me sportivitet.