Sot, mbledhja komemorative për Alban Bujarin
Në Bibliotekën Kombëtare në Prishtinë sot nga ora 12:00 do të mbahet mbledhja komemorative “Alban Bujari, fotoreporteri i së vërtetës”, në nderim të veprës dhe jetës së fotoreporterit Alban Bujari.
Në mbledhjen komemorative do të shfaqet dokumentari për Bujarin, “Dokumentuesi i luftës dhe i paqes”.
Fotoreporteri Alban Bujari vdiq në mbrëmjen e 27 shkurtit pa i mbushur 55 vjet.
Alban Bujari ishte pjesë e KOHËS. Ai ishte pjesë e grupit të fotoreporterëve kosovarë që kanë përcjellë zhvillimet politike dhe sociale të fundviteve ’90.
Në veçanti luftën mes UÇK-së dhe forcave serbe dhe krizën humanitare të refugjatëve shqiptarë të Kosovës.
Gjatë kësaj periudhe, puna e Bujarit u botua në mediat më prestigjoze ndërkombëtare, si “Time”, “Sunday Time”, “The Independent”, “The Guardian”, “El Pais”, “Fokus”, “Suddeutche”, “Zeitung”, “Kyoto News” e plot të tjera.