Përfundon seanca gjyqësore për caktimin e masës së sigurisë ndaj të dyshuarës për spiunazh
Ka përfunduar seanca dëgjimore në departamentin special të Gjykatës Themelore në Prishtinë, pas tre orësh, lidhur me caktimin e masës së sigurisë, për të dyshuarën për spiunazh, Jelena Gjukanoviq.
Avokati i të dyshuarës, Predra Milkoviq nuk dëshiroi që të prononcohet për media, ndërsa rreth vendimit të gjykatës do të njoftohet gjatë ditës.
Gjukanoviq u arrestua më 28 shkurt, në rajonin e Mitrovicës nën dyshimin për spiunazh, e cila u ndalua për 48 orë nga prokuroria.
Prokuroria kishte njoftuar se arrestimi është bërë pas hetimeve disamujore.