“Trainkos” tregon arsyet e prishjes së lokomotivës në trenin Prishtinë-Pejë
Treni i linjës Prishtinë-Pejë, u detyra të ndalonte brenda tunelit në Ujmir, për shkak të një prishje që pati në njërën prej lokomotivave.
Nga “Trainkos” kanë treguar detaje të reja rreth këtij problemi.
Në një përgjigje për Telegrafin, “Trainkos” ka bërë të ditur se prishja e lokomotivës ka ndodhur si pasojë e prishjes në sistemin e ftohjes.
“Prishja e lokomotivës në linjën Prishtinë-Pejë ka ndodhur si pasojë e prishjes në sistemin e ftohjes së motorit megjithatë ka reagua mbrojta dhe nuk kem te bëjmë me defekte teknike po ashtu as me rrezik të sigurisë së udhëtareve”, thuhet në përgjigjen e “Trainkos”.
“Trainkos” ka theksuar se prishjet nuk mund të parashikohen dhe se kjo situatë nuk ka paraqitur rrezik për udhëtarët.
“Megjithatë, prishjet nuk mund të parashikohen, dhe ato ndodhin. Kjo situatë nuk ka paraqitur rrezik për udhëtarët. Ndërkohë, ka pasur një vonesë derisa personeli ka shkuar me një lokomotivë tjetër dhe ka tërhequr udhëtarët”, thuhet më tej në përgjigjen e tyre.
Ata kanë theksuar se tashmë, udhëtarët do të arrijnë në destinacionet e tyre.
“Besojmë se nuk do të ketë vonesa të tjera për trenin 4200”, thuhet në fund të përgjigjes së tyre.