Rusia vazhdon sulmet vdekjeprurëse ndaj Ukrainës ndërsa liderët evropianë takohen për samitin vendimtar të mbrojtjes
Ndërsa përpjekjet diplomatike për t’i dhënë fund luftës rriten, Rusia vazhdon t’i sulmojë qytetet e Ukrainës. Granatimet ruse gjatë natës vranë një person dhe plagosën dy të tjerë në qytetin lindor të Ukrainës, Kramatorsk dhe forcat ruse sulmuan Ukrainën me 79 dronë, sipas zyrtarëve, raporton The Guardian.
“Kramatorsku iu nënshtrua bombardimeve armiqësore – një lagje banimi”, tha kryetari i qytetit Oleksandr Goncharenko. “Një djalë i lindur në vitin 2006 është vrarë”, ka shkruar ai në Telegram.
duke shtuar se janë plagosur edhe një burrë dhe një grua.
Njësitë e mbrojtjes ajrore të Ukrainës shkatërruan 63 nga 79 dronët rusë që sulmuan gjatë natës në disa rajone të Ukrainës, thanë forcat ajrore të vendit.
Një sulm me dron rus në qytetin Zaporizhzhia në Ukrainën jugperëndimore la të plagosur një civil, tha guvernatori i rajonit.
Vladimir Putin, presidenti i Rusisë, ka thënë se sulmet ndaj Ukrainës do të vazhdojnë derisa të arrihet një marrëveshje për ndalimin e luftimeve, e cila është e pranueshme për Moskën.
Kryeministri britanik Keir Starmer po e pret presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky në një samit vendimtar të liderëve evropianë më vonë sot. Mes të pranishmëve në samit do të jetë edhe kryeministri polak Donald Tusk, i cili prej kohësh u kërkon vendeve evropiane t’i rrisin investimet në mbrojtje.