Morina përzgjedh futbollistët e Kosovës U-17 për ndeshjet e marsit

Selektori i kombëtares së Kosovës, Arbnor Morina ka përzgjedhur listën për ndeshjet e muajit mars.

Kosova U-17 do të luajë tri ndeshje gjatë këtij muaji, më tri ndeshjet që do të luhen në Qipro, njofton FFK-ja, transmeton "Zëri".

“Dardanët” e rinj janë në një grup me Qipron, Moldavinë e Andorrën.

Ndeshjen e parë, Kosova U-17 do ta luajë me Andorrën më 7 mars, derisa pas tri ditëve do të luajë me Moldavinë.

Më 13 mars, Kosova U17 e drejtuar nga Arbnor Morina e përmbyll këtë pjesë të raundit të dytë kualifikues për kampionatin europian me ndeshjen ndaj Qipros.

Lista e plotë: