Interi uron besimatarët myslimanë për muajin e Ramazanit

Në prag të ndeshjes kryesore të edicionit 2024/25, që kampioni i Italisë e zhvillon në Napoli, Inter ka uruar myslimanët për fillimin e muajit të Ramazanit.

“Nerazzurët” me anë të një adresimi në rrjetet sociale, kanë shprehur urata për dashuri e unitet.

“Ju urojmë një muaj të Ramazanit, të bekuar e të mbushur me dashuri, unitet dhe rritje shpirtërore. Urime Ramazani nga familja Inter”, shkruhet në postimin e “Zi-kaltërve”.

Inter është vetëm një nga shumë klube të mëdha evropiane, të cilët kanë futbollistë të të gjitha religjioneve.

Përndryshe, derbi me shije titulli kampion, nis nesër në orën 18:00 në “Stadio Diego Armando Maradona”.