Arrestohet i mituri në Rahovec, dyshohet se ka dhunuar dy bashkëmoshatarë të tij
Një i mitur është arrestuar të premten në Rahovec nën dyshimin se ka dhunuar dy meshkuj, po ashtu të mitur.
I dyshuari është dërguar në mbajtje.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar i mitur, pasi qe i njëjti ka dhunuar dy viktimat meshkuj, po ashtu të mitur. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e Policisë. /Zëri