Moti sot me intervale me diell, pasdite edhe shi
Në ditën e parë të pranverës meterologjike, më 1 mars, nuk do të mungojnë intervale me diell, megjithëse vranësirat do të dominojnë qiellin e vendit. Më vonë pasdite paraqiten kushte për riga lokale shiu. Fillimisht fryn erë e lehtë jugperëndimore e më vonë ndryshon drejtimin në verilindore, me shpejtësi 2-7m/s. Temperaturat minimale zbresin në 3C e 6C. e ato maksimale arrin deri në 11C e 14C.
Reshje më të vazhdueshme shiu parashihen ditën e diel, ndërkohë që temperaturat pësojnë një rënie deri në 5C. Viseve kodrino-malore priten edhe reshje dëbore.
Nga dita e hënë vranësirat shpërndahen, ku do të mbretëroj mot kryesisht me kthjellime e diell ditën e martë dhe mërkurë.
Temperaturat gradualisht në rritje deri në 9C e 13C, ato maksimale, e minimalet zbresin në -1C e -3C. Frynë erë veriore e verilindore, e lehtë dhe mesatare 4-11m/s.