Besnik Tahiri për takimin Trump-Zelensky: Duhet të shërbejë si reflektim për Kosovën
Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë të Kosovës, Besnik Tahiri ka komentuar takimin e tensionuar në Shtëpinë e Bardhë në mes të presidentit amerikan, Donald Trump dhe atij të Ukrainës, Volodymyr Zelensky.
Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Tahiri shkroi se ky moment duhet të shërbejë që secili shtet dhe lider shtetërir të reflektojë, e më së shumti vendet si Kosova.
“Takimi në Zyrën Ovale ishte një moment që duhet t’i bëjë të reflektojnë secilin shtet dhe lider shtetëror, e më së shumti vendet si Kosova. Rimodelimi i plotë i doktrinës politike amerikane, në dritën e reflekseve të saj në rrafshin e politikës së jashtme dhe diplomacisë sipas një rendi në ndryshim e sipër botëror, është diçka për të cilën askush nuk e ka komoditetin të qëndrojë pasiv dhe indiferent”, ka ashkruar Tahiri.