Ndalimi i Hekuran Nikçit, reagon avokati Koci: Hetim i padrejtë dhe i ndikuar
Arianit Koci, avokat i Hekuran Nikçit, ka reaguar për ndalimin e kryeinspektorit të Inspektoratit Qendror të Punës.
Sipas tij, ky ndalim është i panevojshëm dhe i pabazuar.
“Si avokat i z. Hekuran Nikçi, shpreh shqetësimin tim për ndalimin e tij dhe mënyrën e trajtimit të kësaj çështjeje. Ky ndalim është i panevojshëm dhe i pabazuar. Z. Nikçi po hetohet pa prova konkrete për përgjegjësinë e tij penale, ndërsa mënyra se si po zhvillohet ky proces nuk i ngjan një hetimi të drejtë dhe ligjor.Për më tepër, kjo është çështje e interpretimit juridik të veprimeve ligjore të palëve në një kontest administrativ”, thuhet në deklaratën e Kocit.
Ai shton se drejtësia duhet të mbetet e pavarur dhe e paanshme, pa u ndikuar nga faktorë politikë apo interesa të tjera.
“Do të përdorim të gjitha mjetet ligjore për të mbrojtur të drejtat e z. Nikçi dhe për të siguruar një proces të drejtë dhe transparent”, ka thënë Koci.
Ndryshe, Prokuroria Themelore në Prishtinë ka ndaluar për 48 orë kryeinspektorin e Inspektoratit Qendror të Punës, Hekuran Nikçi, dhe ushtruesin e detyrës së menaxherit të Njësisë për Menaxhimin e Burimeve Njerëzore, Naim Shalak