Osmani dhe ambasadori Guerot flasin për zhvillimet politike dhe të sigurisë
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani dhe ambasadori i Francës në Kosovë, Olivier Guerot, kanë diskutuar mbi zhvillimet e fundit politike dhe të sigurisë në vend.
Ky diskutim është bërë në darkë zyrtare të shtruar nga ambasadori i Francës në Kosovë, Olivier Guerot, ku ishte e ftuar presidentja Vjosa Osmani së bashku me bashkëshortin Prindon Sadriu, njofton Presidenca.
Tutje në njoftim thuhet se në këtë takim, ndër të tjera, u diskutua edhe për procesin zgjedhor, certifikimin e rezultateve si dhe konstituimin e institucioneve pas zgjedhjeve parlamentare.
Po ashtu thuhet se një theks i veçantë iu kushtua avancimit të bashkëpunimit dypalësh mes Kosovës dhe Francës, me fokus në projekte konkrete që mund t’i forcojnë marrëdhëniet ndërmjet dy vendeve.