KMDLNJ-ja, thirrje qytetarëve të kundërshtojnë rritjen e çmimit të rrymës
Tre operatorët e energjisë elektrike, KOSTT, KEDS dhe KESCO, i janë drejtuar me një kërkesë ZRRE-së, me të cilën kërkohet rritja e cenimit të energjisë elektrike nga data 1 prill 2025 për 35 për qind.
Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave e të Lirive të Njeriut ka akuzuar qeverinë në detyrë se ka manipuluar me qytetarët, sepse ZRRE-ja kishte thënë se s’do të ketë rritje të çmimit, shkruan Zeri.info.
Sipas KMDLNJ-së, rritja e cenimit të energjisë elektrike do të prodhojë efekte zinxhirore duke rritur cenimet e artikujve te domosdoshëm, si dhe të gjitha shërbimeve.
Ata kanë kërkuar nga qytetarët që të reagojnë dhe të kundërshtojnë me të gjitha mjetet shtrenjtimin e rrymës.
“Kundërshtoni arrogancën dhe mashtrimin e ZRRE-së së kriminalizuar dhe mos bëni kompromis me asnjë qeveri , pavarësisht nga kush udhëhiqet në dëmin tuaj. Kushdo që udhëheq me qeverinë duhet të detyrohet ta bëjë indeksimin e cenimeve. Askush nuk ua mbron të drejtat që ju takojnë nëse nuk i mbroni vetë. Qytetarët po detyrohen të marrin kredi konsumuese nga bankat dhe institucionet mikrofinanciare dhe jobankare ne norma interesi mujore mbi 30 për qind”, thuhet në komunikatë. /Zëri