Hoti me akuza për Qeverinë: Viti 2025 nisi me fatura të rritura të tatimit në pronë

Ish-kryeministri Avdullah Hoti ka drejtuar një sërë akuzash ndaj Qeverisë në detyrë.

Ai ka thënë se pasojat e mosdrejtimit të vendit në mënyrë të duhur kanë bërë të rritet çmimi i tatimit në pronë e shtrenjtimi i energjisë.

Hoti ka thënë se më së shumti në këtë mes janë duke vuajtur qytetarët.

“Viti 2025 nis me fatura të rritura të tatimit në pronë.

Në një rast konkret, fatura është 60% më e lartë krahasuar me vitin 2021.

Pasojat e qeverisjes së mbrapshtë 4-vjeçare po i vuajnë qytetarët me rritje të tatimit në pronë, me shtrenjtim të energjisë elektrike dhe të shportës së konsumit të përditshëm”, shkroi ai në një postim në Facebook. /Zëri