Kush prin me vota nga numërimi i mbi 40% të fletëvotimeve nga diaspora?

Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve që nga dje ka filluar numërimi i votave nga diaspora.

Në faqen zyrtare të KQZ-së nga përditësimi që është bërë në orën 23:48 thuhet se janë numëruar 44.19 për qind e këtyre votave, raporton Zeri.info.

Edhe me votat e diasporës prin LVV-ja me 81.89%, e ndjekur nga LDK-ja me 7.21%, PDK-ja me 5.75%, AAK-Nisma me 1,54% dhe Koalicioni për Familjen me 1,07%.

Qytetarët e diasporës të drejtën e zhvilluan më 8 shkurt 2025 dhe procesi u zhvillua në 43 vendvotime. /Zëri