Donjeta Sadiku merr të bronztën në Sofje, kualifikohet për në gjysmëfinale të “Strandja”

Donjeta Sadiku ka mbërritur në çerekfinale të Turneut Ndërkombëtar “Strandja” në Sofje të Bullgarisë, i cili po mbahet nga 22 shkurti, dhe do të vazhdojë deri më 3 mars 2025.

Kështu njoftoi Federata e Boksit e Kosovës, e cila tha se Sadiku u paraqit sot në ring në kategorinë 60kg, e cila për kundërshtare kishte boksieren Tursynbek Alnar nga Kazakistani “të cilën e mundi bindshëm me rezultat 5:0 ku të tre raundet dominoi në ring duke treguar boks të mirë dhe cilësor”.

“Donjeta siguroi medaljen e bronztë dhe vazhdon në gjysmëfinale me 28 shkurt ku për kundërshtare ka boksieren nga Turqia, Erginoguz Evin”, deklaroi FBK-ja.

Federata tha se Sadiku gjithnjë e më shumë po tregon se nuk është rastësisht ndër boksieret më të mira në botë në kategorinë 60kg.

Edhe boksieri në kategorinë 86kg, Taulant Jakupi, boksoi sot kundër boksierit Bullgar Boldirev Semion, por që i njëjti pësoi humbje. /Klankosova.