Dy të lënduar nga një aksident mes dy motoçikletave e një automjeti në Prishtinë
Një aksident në mes dy motoçikletave dhe një automjeti ka ndodhur pasditën e sotme në Prishtinë.
Këtë e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës Flora Ahmeti, e cila tha se nga ky aksident kanë marrur lëndime dy persona të cilët janë dërguar për tretman mjekësor në QKUK.
Ky aksident ka ndodhur rreth orës 17:00 në kryqëzimin e rrugeve Fehmi Lladrovci-Agim Ramadani.