PDK-ja në Gjilan: Ekzekutivi po përgatitet për rolin opozitar
Po vazhdojnë përplasjet mes ekzekutivit dhe opozitës për shkak të mosmiratimit të buxhetit komunal për vitin 2025 në Gjilan.
Pas dështimit të seancës urgjente dhe pas konferencës së kryetarit Hyseni, ka reaguar PDK- Dega në Gjilan, duke thënë se ekzekutivi po përgatitet për rolin opozitar nga e vjeshta e këtij viti.
Sipas PDK-së, qeverisja aktuale lokale është tërësisht e mbrapshtë, ndërsa dinë ta luajnë mirë rolin opozitar.