Dodiku dënohet me një vit burgim dhe 6 vjet ndalesë të veprimtarisë politike
Gjykata e Bosnjë e Hercegovinës e ka dënuar presidentin e Republikës Sërpska, Millorad Dodik, me një vit burgim dhe ndalim të ushtrimit të detyrës politike për gjashtë vjet, për mosrespektimin e vendimeve të përfaqësuesit të lartë të bashkësisë ndërkombëtare, Christian Schmidt.
Ndërkohë, ushtruesi i detyrës së drejtorit të Gazetës Zyrtare të këtij entiteti, Millosh Llukiq, është liruar nga të gjitha akuzat.