Vidhen 27 euro në një kishë në Gjilan
Një kishë në Gjilan ka qenë cak i hajnave këto ditë.
Policia ka njoftuar përmes raportit 24-orësh se dyshohet që persona të panjohur kanë hapur me forcë derën e një kishe dhe nga aty kanë marrë para.
Vlera e parave të marra është 27 euro dhe Policia është duke e hetuar rastin. /Zëri