Lama: Për të mirën e Kosovës, Abdixhiku duhet të jetë kryeministër
Analistja politike Alma Lama tha se në të mirë të Kosovës do të ishte që Lumir Abdixhiku të ishte kryeministër në rast se do bëhej një koalicion LVV-LDK.
Lama lidhur me këtë ka theksuar se politika e Kryeministrit aktual, Albin Kurti, është kritikuar dhe se vendi nuk ka hapësirë për më shumë rrezikim në raport me Bashkësinë Ndërkombëtare.
”Në të mirë të Kosovës do të ishte që Lumir Abdixhiku të ishte kryeministër pasi që Kurti është kritikuar për politikën që ka ndjekur dhe Kosova nuk ka fare fare hapësirë për rrezikuar në raport me Bashkësinë Kombëtare”, tha Lama./rtv21