“Vreshtarët” triumfojnë në Kupën e Ligës së Parë
Grapeland është fitues i Kupës së Ligës së Parë te meshkujt.
Skuadra vreshtare në finale ka fituar ndaj KEKU-t me rezultat 83:62 (22:14, 14:23, 25:6, 22:19) në finalen e zhvilluar në Rahovec, aty ku është zhvilluar turneu i Final 8, i kësaj gare.
Medaljet e argjendta për KEKU-n i ndan Liridona Shabani dhe Afrim Dina, derisa të artat Artan Kurti, nënkryetar i FBK-së dhe Rrahman Përteshi, anëtar i Bordit të FBK-së.
MVP është shpallur Kujtim Ujkani i Grapeland, i cili e mbylli ndeshjen me 37 pikë e 18 kërcime. Çmimi u nda nga Rrahman Përteshi.
Trofeun për kapitenin Bardh Rexha e ndan Artan Kurti dhe Smajl Latifi, Kryetar i Komunës së Rahovecit. /Zëri