Katër raste të dhunës në familje gjatë 24 orëve
Dhuna në familje vazhdon të jetë fenomen shqetësuese në Kosovë.
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se vetëm në 24 orët e fundit janë raportuar katër raste të dhunës në familje, shkruan Zeri.info.
Sipas njoftimit, dy raste kanë ndodhur në Pejë dhe nga një në Prishtinë e Malishevë.
Raporti i plotë i Policisë për të gjitha këto raste:
Dhunë në familje
Prishtinë / 24.02.2025-15:30 Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi dyshohet se kishte ushtruar dhunë psikike ndaj dy viktimave, një mashkulli dhe një femre, kosovarë. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.
Dhunë në familje
Pejë/ 24.02.2025-09:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi dyshohet se ka sulmuar fizikisht viktimën femër kosovare. Pas intervistimit, me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.
Pejë/ 24.02.2025-18:40. Është arrestuar e dyshuara femër kosovare, pasi dyshohet se ka sulmuar fizikisht dy viktimat, një mashkull dhe një femër, kosovarë. Si pasojë e sulmit, njëra nga viktimat ka pësuar lëndime trupore dhe i është ofruar tretmani mjekësor. Pas intervistimit, me vendim të prokurorit e dyshuara është dërguar në mbajtje.
Dhunë në familje
Malishevë / 24.02.2025-14:00 Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi kishte demoluar orenditë shtëpiake dhe më pas dhe kishte sulmuar fizikisht dy viktimat, një mashkull dhe një femër, kosovarë. Viktimave u është ofruar tretmani mjekësor. I dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje. /Zëri