Lladrovci publikon një video të rrallë me komandantin legjendar, Adem Jashari
Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci ka publikuar një video të rrallë të komandantit legjendar Adem Jashari.
Sipas Lladrovcit, kjo video është bërë në mesin e janarit 1993, kur Adem Jashari me shokët e tij ishte për ngushëllime te familja e Artistit të Popullit, Ndrekë Luca, raporton Zeri.info.
“Në videoincizim, në ngushëllime për aktorin e madh, Ndrekë Luca, vërehet Adem Jashari, Bajram Mehmetaj, Ali Lajçi, Gëzim Avdimetaj, Isa Demiri, Zekiria Cana, Ismet Rashiti, Xun Çeta, Xhemail Fetahaj, Mal Lokaj, Bekim Lumi, Sadri Murtezaj, Ragip Grabovci, Qerim Shkreli...të cilët po i dalloj.
E falënderoj nga zemra mikun tim Gëzim Avdimetajn, i cili ma dërgoi këtë video unike me rastin e ngushëllimeve te familja e Artistit të Popullit, Ndrekë Luca që aq shumë e deshti Kosovën!”, shkroi Lladrovci. /Zëri