Dëmtohet gypi në Rrugën e Pejës, mbesin pa ujë banorët e Fushë-Kosovës

Kompania rajonale e ujësjellësit “Prishtina” njofton qytetarët e Fushë-Kosovës për një ndërprerje të papritur të furnizimit me ujë, e shkaktuar nga një dëmtim i gypit në Rrugën e Pejës.

Incidenti ka ndodhur gjatë natës së mbrëmshme dhe ka shkaktuar rrjedhje të madhe uji, duke imponuar ndërprerjen e shërbimit për atë zonë.

Sipas njoftimit, ekipi teknik i kompanisë është aktualisht në terren dhe po punon për sanimin e dëmit.

Kjo mund të sjellë vonesa në rikthimin e furnizimit me ujë, ndërsa autoritetet kanë siguruar se do të bëjnë gjithçka që është e mundur për të zgjidhur situatën sa më shpejt.