Liverpooli fiton derbin ndaj Man Cityt, me hapa të sigurt drejt titullit

Liverpooli ka arritur të shënojë fitore të mëdha në derbin ndaj Manchester Cityt, në kuadër të xhiros së 27-të në Premierligë.

Skuadra e Arne Slotit triumfoi me rezultat komod 2-0 ndaj asaj të Guardiolës.

Golat u shënuan nga Salah (14’) dhe Szoboszlai (37’). Reds shënuan edhe golin e tretë përmes Jones (56’) mirëpo u anulua nga VAR-i.

Me këtë fitore, Liverpooli ka 64 pikë dhe shkon në 11+, kurse Man City mbetet në kuotën e 44 pikëve në vendin e katërt. /Zëri