Real Madridi me fitore komode ndaj Gironës

Real Madridi ka arritur të shënojë fitore komode në shtëpi ndaj Gironas, në kuadër të xhiros së 25-të në La Liga.

Ndeshja e cila u zhvillua në stadiumin “Santiago Bernabeu” përfundoi me rezultat 2-0.

Golat u shënuan nga Modriq (41’) dhe Vinicius (84’).

Me këtë fitore, Real Madrid është i dyti me 54 pikë, aq sa ka edhe Barcelona si lidere, kurse Girona është e 12-ta me 31 sosh. /Zëri