Asnjë minoritet në Drenas por marrin 201 vota
Pjesëmarrja në zgjedhjet e 9 shkurtit në komunën e Drenasit ishte 44.94%, me 25,482 votues që dolën në qendrat e votimit.
Nga këta, shumica dërrmuese, 74.05%, i dhanë besimin e tyre Partisë Demokratike të Kosovës (PDK).
Megjithatë, një fakt që ka ngjallur reagime është numri i votave që kanë marrë partitë e komuniteteve pakicë, pavarësisht se në këtë komunë nuk jeton asnjë banor nga minoritetet.
14 parti të minoriteteve kanë grumbulluar gjithsej 201 vota, përfshirë edhe Listën Serbe, e cila ka marrë 5 vota.
Sipas të dhënave zyrtare, votat e fituara nga partitë e minoriteteve ndahen si më poshtë:
Naša Bošnjaëka Koalicija (Naša Inicijativa i Bošnjaëka Stranka) – 1 votë
Nova Demokratska Stranka – 3 vota
Kosova Demokratik Türk Partisi – 2 vota
Srpski Narodni Pokret – 2 vota
Srpska Demokratija – 2 vota
Opre Roma Kosova – 2 vota
Graëanska Inicijativa Narodna Pravda – 2 vota
Koalicija Vakat – 6 vota
Srpska Lista – 5 vota
Za Slobodu, Pravdu i Opstanak – 14 vota
PDAK-LPB – 10 vota
Jedinstvena Goranska Partija – 55 vota
Yenilikçi Türk Hareket Partisi – 36 vota
Iniciativa e Re Demokratike e Kosovës (IRDK) – 61 vota