Gjesti takon motrën e Eglit, ja çfarë i tha [video]

Pas një nate të mbushur me emocione dhe lot, Egli pati mundësinë të takohej me motrën e saj në një moment të veçantë brenda Big Brother VIP Albania.

Teksa dy motrat po bisedonin, Gjesti kërkoi të ishte pjesë e takimit, dhe Egli pranoi ta shihte.

Sapo u takuan, Gjesti e pyeti nëse ishte në rregull ta përqafonte, dhe motra e Eglit i dha miratimin e saj.

Më pas, ai u përpoq të shpjegonte të gjitha situatat në të cilat e kishte mërzitur Eglin, duke u arsyetuar për veprimet e tij.

Megjithatë, motra e Eglit, Ejona, nuk u duk shumë e bindur nga justifikimet e tij.

Në një moment reflektimi, Gjesti kërkoi ndjesë jo vetëm për Eglin, por edhe për familjen e saj, duke thënë: “Të kërkoj shumë falje. Edhe familjes i kërkoj shumë falje”.

Ejona, nga ana e saj, e këshilloi Eglin të qëndrojë e fortë dhe ta shijojë eksperiencën, duke i kujtuar se “Me lot nuk shijohet”.

Ajo i kërkoi Gjestit që në radhë të parë të jetë vetvetja dhe të mos e ndikojë negativisht motrën e saj.

Gjesti, duke pranuar situatën, i tha: “Të kërkoj falje personalisht. Nëse lëndohet ndonjëherë, janë gjëra që ndodhin, se njerëz jemi”.

Gjesti pastaj largohet duke qeshur, dhe motra e Eglit nuk duket shumë e lumtur me mënyrën se si ai u shpjegua dhe po vepronte.

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Big Brother Alb VIP Edition (@bigbrotheralb_vip)