Tottenhami fiton thellë në udhëtim te Ipswich Town
Tottenhami ka arritur të shënojë fitore të thellë në udhëtim te Ipswich Town, në kuadër të xhiros së 26-të në Premierligë.
Djemtë e Ange Postechouglut triumfuan me rezultat 1-4 në ndeshjen e cila u zhvillua në stadiumin “Portman Road”.
Golat për Spurs i shënuan Johnson (18’,26’), Spence (77’) dhe Kulusevski (84’), kurse për Ipswichin realizoi Hutchinson (36’).
Me këtë fitore, Tottenhami e sheh vetën në vendin e 12-të me 33 pikë, kurse Ipswichi i 18-ti me 17-të sosh. /Zëri