Sergio Ramos debuton sot në futbollin meksikan, madje si kapiten
Trajner i Rayados del Monterrey, Martín Demichelis zbuloi këtë të premte se qendërmbrojtësi spanjoll, Sergio Ramos do të debutojë këtë të shtunë me ekipin e tij, madje si kapiten i ri.
“Ramos do të fillojë nesër. Ne morëm vendimin që ai të fillojë nesër, ai duket shumë mirë, dhe gjithashtu është shumë i emocionuar”, shpjegoi trajneri në konferencën për medie.
Tutje, ish mbrojtësi i Bayern Munich, tha se Sergio është një nga mbrojtësit më të mirë në historinë e futbollit.
“Sergio është një nga mbrojtësit më të mirë në historinë e futbollit. Personaliteti i tij si kapiten, me respekt dhe një zë komandues, e çon në atë vend. Kjo është arsyeja pse ne do t’i japim shiritin në krahë , me gjithë respektin për Hector Moreno dhe Sergio Canales, të cilët nuk do të ndalojnë së qeni kapiten”, tha ai.