Numërimi drejt fundit, kanë mbetur vetëm edhe 62 kuti me vota për deputetë

Procesi i numërimit në Qendrat Komunale të Numërimit për kandidatët për deputetë, është duke shkuar drejt fundit.

KQZ-ja ka njoftuar sot se deri më 20 shkurt 2025 janë numëruar 97.55% e vendvotimeve apo 2,471 nga 2,533.

Sipas tabelës së publikuar nga KQZ-ja, kanë mbetur edhe 62 kuti me vota për deputetë për tu numëruar, transmeton Zeri.info.

Procesi i numërimit ka përfunduar në 35 komuna, ndërkaq është duke vazhduar në Qendrat Komunale të Numërimit në 3 komunat tjera: Leposaviq, Pejë, Prishtinë.

Në tabelë paraqitet progresi i numërimit të vendvotimeve sipas komunave./Zëri