QKK-ja shpall fituesit për projektet filmike të metrazhit të gjatë

Qendra Kinematografike e Kosovës shpall Listën e Projekteve Fituese të konkursit për mbështetjen e projekteve filmike të metrazhit të gjatë artistik, i hapur më datën 12 dhjetor 2024.

“Në këtë thirrje kanë aplikuar gjithsej 12 projekte dhe pas shqyrtimit nga juria vlerësuese e përbërë nga Tin Dirdamal, Norika Sefa, Antoneta Kastrati, Thomas Logoreci dhe Alireza Ghasemi, si dhe komisioni financiar I bërë nga Ilir Hasanaj, Ujkan Hysaj dhe Virgjina Peja janë përzgjedhur 3 projekte për mbështetje financiare”, thuhet në njoftim.

QKK-ja ka falënderuar të gjithë aplikuesit për pjesëmarrjen dhe i inkurajon të aplikojnë në thirrjet e ardhshme.