Gjakovë, qytetari deponoi në bankë dy kartëmonedha 200-euroshe të falsifikuara

Një rast i falsifikimit të parasë është raportuar të mërkurën, rreth orës 12:00, në Gjakovë.

Një qytetar ka deponuar dy kartëmonedha nga 200 euro në bankë, raporton Zeri.info.

Kartëmonedhat e dyshuara janë konfiskuar, si dhe rasti është nën hetime.

Raporti i plotë:

Falsifikim i parasë

Gjakovë / 19.02.2025-12:00. Dyshohet se nga një klient i bankës janë deponuar 2 kartëmonedha nga 200 €, të cilat dyshohet të jenë të falsifikuara. Kartëmonedhat e dyshuara janë konfiskuar. Rasti nën hetime.