Digjen disa lokale te Tregu i Gjelbër në Prishtinë, pamje nga vendi i ngjarjes
Disa lokale të vogla janë përfshirë nga zjarri mëngjesin e sotëm.
Incidenti ka ndodhur pranë tregut të gjelbër, në Prishtinë.
Në vendin e ngjarjes kanë dal njësitet e zjarrfikësve dhe ato të policisë.
Në videon e publikuar nga RTK-ja shihet se zjarrfikësit po bëjnë çmos për shuarjen e zjarrit.
Akoma nuk dihen shkaqet e këtij incidenti.