Qytetarët në Ferizaj të shqetësuar për sulmet dhe dëmet e përsëritura nga një person me probleme mendore
Qytetarët e Ferizajt janë të shqetësuar për sigurinë e tyre, pasi një person i njohur me nofkën “Rambo” po shkakton probleme të vazhdueshme, si dëmtime të pronës dhe sulme fizike ndaj qytetarëve.
Sipas raportimit të gazetares së Klan Kosovës, ai ka sulmuar fizikisht dy vajza të reja, ndërsa dëmet që ka shkaktuar në vetura dhe objekte janë të shumta.
Megjithëse nuk është hera e parë që ai shkakton incidente, institucionet nuk kanë ndërmarrë ende masa për të parandaluar veprimet e tij të rrezikshme.
Banorët kërkojnë reagim urgjent nga autoritetet për të shmangur eskalimin e situatës dhe për të garantuar sigurinë publike.