Dardanet i nisin përgatitjet për Ligën e Kombeve
Kombëtarja e Kosovës – vajzat i ka nisur sot në Kampin Nacional në Hajvali stërvitjet për dy sfidat e para në edicionin e ri të Ligës së Kombeve në Ligën C.
Nën drejtimin e përzgjedhësit Sami Sermaxhaj dhe stafit të tij, vajzat dardane po punojnë me përkushtim maksimal për të qenë gati për këto duele të rëndësishme.
Ekipi verdh e kaltër do të përballet me Maqedoninë e Veriut në udhëtim më 21 shkurt, ndërsa katër ditë më vonë (25 shkurt) do ta presë Letoninë në shtëpi.
Dardanet synojnë të bëjnë paraqitje sa më të mira në sfidat e shkurtit dhe të nxjerrin sa më shumë pikë që të jetë e mundshme.