Gjendet i vdekur një person në Pejë, në vendngjarje ishte edhe një armë

Një person është gjetur pa shenja jetë në Pejë.

Në raportin ditor të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se rasti ka ndodhur të hënën rreth orës 11:40, në Pejë.

Tutje thuhet se në vendin e ngjarjes është sekuestruar një pistoletë, ndërsa ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës.

“Raportohet se viktima mashkull kosovar, është gjetur pa shenja jete. Ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës. Në vendin e ngjarjes është sekuestruar një pistoletë. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raport.