Vdes gjyqtari i ri i futbollit, Rilind Berisha
Futbolli kosovar është zgjuar me një lajm të kobshëm sot, pikërisht në ditën e 17-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës.
Është ndarë nga jeta në moshë të re gjyqtari i futbollit, Rilind Berisha.
Këtë e ka bërë të ditur trajneri i Rilindjes, Faruk Statovci, përmes rrjeteve sociale.
“Lindi na theve shpirti me ikjen tende, allahu te qofte ne lula te xhenetit”, shkroi ish-futbollisti i njohur kosovar.