Kurti përmend Thaçin në Ditën e Pavarësisë, qytetarët e duartrokasin
Kryeministri Albin Kurti e përmendi ish-presidentin Hashim Thaçi në fjalimin e tij sot në ceremoninë e parakalimit të trupave të Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe Policisë së vendit.
Ai tha se Republika e Kosovës është “rezultat i aktit sipëror” të deputetëve dhe krerëve të atëhershëm të shtetit.
“Republika e Kosovës është rezultat i aktit sipëror të brezit më të ri të të zgjedhurve të popullit të saj, emrat e përveçëm të të cilëve lexohen pas firmave të nënshkruara në deklaratën e Republikës së Kosovës më 17 Shkurt 2008 nga 109 deputetë të Kuvendit të Republikës, si dhe nga krerët shtetërorë ë asaj kohe: presidenti Fatmir Sejdiu, kryekuvendari Jakup Krasniqi dhe kryeministri Hashim Thaçi”, tha Kurti.
Pasi e mbylli këtë fjali, pati disa duartrokitje.