Deputetët gjermanë urojnë Kosovën, përmendin edhe padrejtësitë e BE-së
Tre deputetë të Bundestagut gjerman, Renata Alt, Anton Hofreiter dhe Michael Roth, e kanë uruar popullin e Kosovës për 17-vjetorin e shpalljes së Pavarësisë.
Urimet e tyre i shpërndau ambasadori i Kosovës në Gjermani, Faruk Ajeti.
Në urimin e saj deputetja Alt tha se Kosova vit pas viti po bën progres dhe për këtë duhet jetë krenar populli i Kosovës.
Ajo përmendi edhe mërgimtarët e Kosovës prej 500 mijë njerëzve që jetojnë dhe punojnë atje, për të cilët tha se janë numri më i madh i diasporës kosovare në Evropë.
Ndërkaq, deputeti Hofreiter tha se shpreson që shumë shpejt Kosova do të jetë anëtarja më i re e familjes së madhe të BE-së.
E ish-ministri gjerman për Evropën, Roth, përmendi edhe padrejtësinë e Evropës që po i bëhet Kosovës.
“E di që Bashkimi Evropian nganjëherë po ua vështirëson gjërat kosovarëve. Ne nuk i mbajmë gjithmonë premtimet tona dhe po ashtu ka edhe shtete që këtë vend të mrekullueshëm nuk e njohin”, u shpreh ai.
“Por, ky vend duhet të jetë me Evropën, me vlerat tona, për paqe e demokraci, për pajtim rajonal”, theksoi ai.
Tutje, Michael Roth shtoi se nacionalizmit duhet t’ia japim bojkotin e duhur.
Ish-ministri gjerman u shpreh i lumtur që është mik i Kosovës.