17-vjetori i pavarësisë, bëhet ngritja solemne e flamurit të Kosovës
Është bërë ngritja solemne e flamurit të Kosovës, me rastin e shënimit të 17-vjetorit të Pavarësisë.
Të pranishëm në këtë ceremoni ishin: presidentja Vjosa Osmani, kryeministri Albin Kurti, si dhe komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Bashkim Jashari, shkruan Zeri.info.
Po ashtu në këtë ceremoni kanë qenë edhe disa anëtarë të tjerë të kabinetit qeveritar, si dhe nga Kuvendi.